Hamza: Baca Bajram ishte shpresë e familjeve që humbën të dashurit e tyre në luftë

Hamza: Baca Bajram ishte shpresë e familjeve që humbën të dashurit e tyre në luftë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Bajram Qerkinit, raporton Gazeta “Enigma”.

Hamza përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se as Qerkinin e as ata që nuk u gjetën që 25 vjet, nuk do t’i harrojnë kurrë, dhe kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ta.

“E gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj. Baca Bajram ishte vërtet zë dhe shpresë i të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës në Kosovë. As bacën Bajram dhe as ata që nuk po mund t’i gjejmë që 25 vjet, të cilët ai i kishte mision jetësor, kurrë nuk do t’i harrojmë dhe kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta! Prehu në paqe, baca Bajram!”, ka shkruar Hamza. /Gazeta Enigma/

Related Articles