Hamza del në terren, inspekton pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës

Hamza del në terren, inspekton pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari, Arian Tahiri dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë vizituar rajonin e Shalës së Bajgorës, për të inspektuar gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Komuna ka njoftuar se operatorët e kontraktuar kanë dalur në terren dhe po e kryejnë punën e tyre për largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar kështu lëvizje të lirë të qytetarëve.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka theksuar se në qytet e sidomos në viset rurale ku kemi dendësi më të madhe të borës, intervenimet janë më të shpeshta, posaqërisht në rajonin e Shalës së Bajgores, ku falë punës së kompanive të kontraktuara, shumica e rrugëve të cilat janë në kompetencë të komunës aktualisht janë të kalueshme.

Ndërsa, drejtori i DMSH-së, Bahtir Maxhuni, ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të jenë sa më aktive dhe të gatshme që t’u dilet në ndihmë qytetarëve, sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë./Gazeta Enigma/

Related Articles