Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar pemëtarët e Kovragës së Istogut, për të cilët tha se janë shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit.
Hamza premtoi se do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojnë punën e tyre.
“Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre”, ka shkruar Hamza në një postim në Facebook.
“Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë. Kosova mundet ma mirë për bujqësinë”, u shpreh tutje Hamza. /Gazeta Enigma