Hamza e konfirmon, nuk do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës

Hamza e konfirmon, nuk do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për pozitën e kryetarit në këtë Komunë.

“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme. Ka qenë e qartë që edhe kur kam shku me garu për këtë mandat që unë shkoj me garu edhe me bindjen që kam me fitu për një mandat. Jam i lumtur që tani jam në fund të mandatit, një mandat që përfundohet me sukses”

Hamza tha se ende dega në Mitrovicë nuk ka një emër për kandidat për kryetar por tha se beson shumë që kryesia e degës do të propozojë, Arian Tahirin.

Related Articles