Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar se nën qeverisjen e tij, fshatrat e Rugovës do të bëhen më atraktivë për turistët, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, vendin e bëjnë më shumë se një destinacion.
“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët”, ka shkruar Hamza. /Gazeta Enigma/