Hamza gjatë vizitës së tij në Shtime: Do të krijojmë mundësi të reja për bizneset

Hamza gjatë vizitës së tij në Shtime: Do të krijojmë mundësi të reja për bizneset

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se autostrada e re që kalon përmes Shtimes, do të përmirësoj ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë vizitës së tij në Shtime, Hamza ka premtuar se me të si kryeministër i Kosovës, do të çlirohet potenciali ekonomik, si dhe do të krijohen mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij Hamza ka shkruar se “ne do ta çlirojmë potencialin ekonomik dhe do të krijojmë mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të Kosovës”.

“Autostrada e re që kalon përmes Shtimes do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale. Janë bizneset e vogla ato që qyteteve u sjellin ndryshime të mëdha. Sot takova biznesmenë të suksesshëm në Shtime, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre i japin hov zhvillimit ekonomik në qytetin e tyre dhe në Kosovë.  Autostrada e re do ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës. Kjo autostradë do t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit”. /Gazeta Enigma/

Related Articles