Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, nga Peja tha se qytetarët e duan një qeveri që “ua ndryshon jetën për të mirë, ua rrit pagat dhe përmirëson mirëqenien”.
“Unë i kam hyrë garës për kryeministër që të merrem me problemet reale të qytetarëve”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
“Dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve”, shtoi ai. /Gazeta Enigma