Hamza: Ka ardhur koha për një Qeveri që punon

Hamza: Ka ardhur koha për një Qeveri që punon

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve të VV-së tregon se Qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike.

Ai ka bërë me dije se tani e vetja rrugë janë zgjedhjet e reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar.

Sipas tij, tani ka ardhur koha për një qeveri që punon.

“Dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike. Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore. Sot e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja. Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur. Qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që ne ta krijojmë një qeveri funksionale, reformuese dhe të përgjegjshme. Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Ka ardhur koha për një qeveri që punon”, ka shkruar Hamza.

Related Articles