Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i zhgënjyer me rezultatin e PDK-së në votat e diasporës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Hamza ka theksuar se pritshmëritë për mbështetjen nga diaspora ishin më të larta, por shtoi se “del që diçka këtu s’ka funksionuar.”
“Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota. Unë në takimet të cilat i kam pasë, sigurisht që kanë marrë pjesë më shumë se 7 mijë vetë dhe del që diçka këtu s’ka funksionuar. A s’kanë funksionuar strukturat apo s’ka funksionu diçka logjistika… mbetet me pa”, tha Hamza në “Rubikon”.
“Unë e di që këto zgjedhje janë organizuar në listë të rë zgjedhore. Por jam i bindur që Kosova të ulët, më shumë qetësi, t’u e pasë interesin e vendit dhe ruajtjes së votë, që të ketë një ligj të mirëfilltë zgjedhor”, tha ai. /Gazeta Enigma/