Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja e shtetësisë në Hagë është obligim shtetëror e jo çështje partie

Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja e shtetësisë në Hagë është obligim shtetëror e jo çështje partie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se legjislatura e re po nis në një moment vendimtar.

Nga Hamza është deklaruar edhe se, mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar

Postimi:

Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.

Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare.

Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet.

Related Articles