Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është takuar me të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, për të cilin ka thënë se ai ka qenë, është dhe mbetet në këtë parti, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Hamza shkruan “të bashkuar, gjithmonë të fituar. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit”. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe Ali Ahmeti.
