Hamza: Mbi 40 familje janë evakuuar në Mitrovicë, shkollat nesër nuk do të punojnë

Hamza: Mbi 40 familje janë evakuuar në Mitrovicë, shkollat nesër nuk do të punojnë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në “Politiko” ka bërë të ditur gjendja në Mitrovicë vazhdon të jetë e rëndë pas vërshimeve të fundit në vend.

I pari i Mitrovicës ka bërë të ditur se janë evakuuar mbi 40 familje nga shtëpitë e tyre si pasojë vërshimeve të cilat kanë mbuluar shtëpitë e tyre, duke shtuar se është duke vazhduar evakuimi i familjeve të tjera.

“Fatmirësisht situata pak është qetësuar, por gjendja vazhdon të jetë shqetësuese, serioze me rreziqe në vete. Mitrovica më herët ka qenë tërësisht e mbuluar me ujë, ka vërshuar dy lumenjtë Ibër dhe Lushta. Fatmirësisht lumi Trepça dhe Sitncia nuk kanë vërshuar kësaj radhe, është fat që s’kemi humbje të jetëve të njerëzve. Ka pasur kërkesa dhe dua t’i falënderoj institucionet që kanë qenë në nivelin e përgjegjësisë: policinë, zjarrfikësit, zhytësit, kërkim shpëtimit, KEDS-i dhe të gjithë që kanë ndihmuar. Janë evakuuar nga shtëpitë e tyre mbi 40 familje, uji ka depërtuar në shtëpi dyqane e rrugë kryesore të qytetit. Mitrovica se mban mend një situatë të tillë që nga vitet e 70-ta.”, ka thënë Hamza.

Tutje, Hamza ka thënë se sot është mbajtur mbledhja dhe kanë shpallur gjendjen emergjente, kanë krijuar komisione për llogaritjen e dëmeve të shkaktuara.

Megjithatë Hamza ka thënë se është duke vazhduar evakuimi i familjeve ende pasi që shtëpitë e tyre kanë përfunduar nën ujë.

Kryetari, ka thënë se shkollat në këtë qytet nesër janë në pushim sepse shumë prej tyre janë vërshuar.

Related Articles