Hamza në ICK: Ky sektor ka nevojë për përkrahje

Hamza në ICK: Ky sektor ka nevojë për përkrahje

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka bërë të ditur se ka vizituar Qendrën e Inovacionit në Kosovë, ku tha se ishte i impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera.

Hamza përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe sipas tij, ka potencial të madh eksportues.

“Në ICK, në shtëpinë e madhe të teknologjisë dhe inovacionit, me liderët e ekonomisë së re të Kosovës. I impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën”.

“Ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues. Udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale”, ka shkruar tutje Hamza.

Related Articles