Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës: Pashë si prodhohen megavatët që ndriçojnë qytetet e fshatrat

Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës: Pashë si prodhohen megavatët që ndriçojnë qytetet e fshatrat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka vizituar Hidrocentralin e Orqushës, raporton Gazeta “Enigma”.

Hamza përmes një postimi në Facebook u shpreh se aty ka parë se si po prodhohen megavatët që siç u shpreh ai, i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat.

“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë ma të mirë. Sot isha te Hidrocentrali i Orqushës, ku pashë si po prodhohen megavatët që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat”, ka shkruar Hamza.

Ai premtoi se do ta fillojnë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojnë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, siç tha ai, sidomos nga energjia e ripërtërishme.

“Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme. Brenda mandatit tim katërvjeçar do t’i kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri dhe të fillojmë ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj që ta garantojmë ujin për vendbanimet tona”, ka shkruar tutje Hamza. /Gazeta Enigma/

Related Articles