Hamza: Nuk mundet me pas ministër me aktakuzë në kabinetin tim

Hamza: Nuk mundet me pas ministër me aktakuzë në kabinetin tim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se, ashtu si në listën e tij që nuk ka kandidatë me aktakuzë, e njëjta qasje do të vlejë edhe për ministrat – nëse zgjidhet kryeministër.

“Nëse një ministër – pa paragjyku vendimin final të gjykatës, se ne duhet ta dimë edhe prezumimin e pafajësisë, që çdo kush është i pafajshëm deri në vendim – mirëpo me aktakuzë me qenë ministër nuk mundet.”

Ai theksoi se në një situatë të tillë ka dy zgjidhje, për të cilën tha se të njëjtën qasje e kanë edhe drejtorët e tij në Komunën e Mitrovicës.

“Mirë është me zgjedhë të parën, se e pret e dyta. Me thënë ‘më është ngrit aktakuza, po shkoj derisa të kryhet kjo punë’. Nuk shkon. E merr vendimin edhe prapë shkon. Kështu e kanë edhe drejtorat në Komunën e Mitrovicës”, tha Hamza.

Related Articles