Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti sot në takim kreun e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se me Lladrovcin biseduan rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh. PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”, ka shkruar i pari i PDK-së.
