Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka thënë se ky subjekt politik ka qenë më i disiplinuari sa i përket procesit zgjedhor 2025, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Hamzës kjo sjellje e tyre nisi qysh prej përpilimit të listave për kandidatë, ku nuk u lejua askush me aktakuzë të ngritur ndaj tyre.
“Përtej numrit, unë mendoj se me rëndësi është integriteti dhe kredibiliteti i procesit”, tha Hamza në “Rubikon”.
“Nëse e marrim gjatë gjithë procesit zgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës, prej momentit të përpilimit të listave, ku kemi vendosur standard që asnjë kandidat që ka aktakuzë mos me qenë në listë, gjatë gjithë procesit, në Qendrën e Numërimeve, asnjë problem se ka shkaktuar Partia Demokratike e Kosovës. Kemi qenë partia, i bindur jam, më e disiplinuar gjatë gjithë procesit zgjedhor, deri në fund”, deklaroi Hamza. /Gazeta Enigma/