Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza i cili vjen nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza thotë se me ligjin e ri të pagave, për herë të parë po ndodh ulje pagash në Kosovë.
Hamza në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se i gjithë sektori i drejtësisë do të pësojë nga ka ligji i ri i pagave.
“Me këtë ligj të pagave për herë të parë ndodh zvogëlimi pagave për kategori të caktuara. Komplet sektori i drejtësisë kanë me pësuar prej ligjit të pagave. Auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, inspektorët tatimorë, janë shtylla të rëndësishme të shtetit dhe shumë kategori tjera që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës”, tha Hamza.
Tutje ai tha se e sheh si problem koeficientin që e përcakton pagën e gjyqtarit, prokurorit, e të auditorit të brendshëm e jashtëm.
“Pse po ndalemi te vlera e koeficienti, fillimisht duhet të ndalemi te koeficienti, te rangimi se nëse jep dikujt koeficientin 20 dhe e jep edhe vlerën më të vogël paga i rritet, por ti fillimisht ki problem me koeficiente, ku e ke vendos një kategori të caktuar në një koeficient.
Unë kam problem me koeficientin që e përcakton pagën e gjyqtarit, prokurorit, të inspektorit të administratës tatimor, të auditorit të brendshëm dhe të jashtëm e të tjerë”, tha ai.