Hamza për minatorët: Sakrifica e tyre ishte frymëzim drejt lirisë dhe pavarësisë

Hamza për minatorët: Sakrifica e tyre ishte frymëzim drejt lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, e kujtoi si  moment të rëndësishëm të qëndresës kombëtare.

Sakrifica e tyre, Hamza tha se ishte frymëzim në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë,

“Duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit tonë, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit. Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.”

Sot, detyra jonë është ta ruajmë, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.

Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë!”

Related Articles