Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është zotuar se do t’i mbajë të gjitha premtimet që i jep, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes njb postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka deklaruar se pagat në sektorin publik do të rriten për 50 për qind.
“Fjalën publike e konsideroj që është kontratë e imja me votuesin, kontratë e imja me atë që e premtoj edhe kur e them jam i sigurt që i rri mbrapa”, tha Hamza.
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës theksoi se Kosova ka ngelur me pagat më të ulëta në regjion. /Gazeta Enigma/