Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngushëlluar për vdekjen e kongresistit Eliot Engel.
Në një postim në Facebook, Engelin e quajti “mik të veçantë të Kosovës”.
“Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia. Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë”.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij! Prehu në paqe, mik i madh”, shkroi Hamza.
Eliot Engel vdiq të premten, në moshën 79 vjeçare.
