Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, vizitoi sot sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”.
Hamza aty premtoi se do të rrisë mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj, duke shtuar se klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta.
“U kënaqa shumë sot me sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, të rinj me plot perspektivë. Rruga drejt suksesit fillon qysh në moshën e hershme dhe shkollat sportive janë vendi i duhur për zhvillimin e talenteve dhe punën ekipore”, ka shkruar Hamza.
“Unë do ta rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj. Mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë. Klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta. Ma Mirë për sportin dhe sportistët tanë”, shtoi ai.