Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, këtë të martë ka vizituar rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.
Ai u shpreh se kështu do ta lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe siç është shprehur ai, mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës. /Gazeta Enigma/