Hamza: Bizneset e vogla e korporatat e mëdha do ta kenë mbështetjen time

Hamza: Bizneset e vogla e korporatat e mëdha do ta kenë mbështetjen time

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë.

“Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre”, shkroi Hamza.

Ai premtoi se pas 9 shkurtit, “bizneseve e vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”, do ta gëzojnë mbështetjen time të plotë si kryeministër”.

“Kosova mundet ma mirë! Vendosni #MaMirë!”, u shpreh Hamza. /Gazeta Enigma

Related Articles