Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të jetë partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, “me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat”.
“Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat”, ka shkruar Hamza në një postim në Facebook.
“Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im”, shtoi kryetari i tanishëm i Mitrvicës së Jugut.