Hamza: Qeveria aktuale asnjë projekt s’e ka filluar, qytetarët do ta ndëshkojnë me votë

Hamza: Qeveria aktuale asnjë projekt s’e ka filluar, qytetarët do ta ndëshkojnë me votë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, është shprehur i bindur që PDK-ja do të dalë me fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hamza ka theksuar se qytetarët do ta ndëshkojnë qeverinë aktuale pasi që siç theksoi ai, asnjë projket nuk e ka filluar, e madje siç u shpreh ai, as ato të qeverisë së kaluar nuk i ka përfunduar.

Kandidati i PDK-së për kryeministër theksoi se, e gjithë mbështetja që po e marrin do të përkthehet në votë dhe kjo e bën të besoj që do të kenë rezultate të mira më 9 shkurt.

“Bindja është edhe në bazë të komunikimit. Unë kam pasur qindra takime, tubime masive në Kosovë dhe diasporë dhe pjesëmarrja e gjithë këtyre njerëzve nëpër tubime kjo duhet me u përkthyer në votë. Është e pashmangshme pa u përkthyer në votë dhe është një optimizëm i cili nuk ka ekzistuar në PDK, them me përgjegjësi, me dekadë. Dhe jam i bindur që do të kemi rezultat të mirë, do të arrijmë rezultat të mirë. Nuk do të thotë se ne nuk kemi përdorur fjalor të vrazhdë dhe nuk kemi qenë kritikues ndaj dukurive negative edhe ndaj mospunës, mungesës së rezultateve, edhe ndaj rendit edhe ligjit, edhe shkeljes së Kushtetutës, edhe tenderëve njëburimor edhe aferave të ndryshme në energji, rezerva shtetërore, niveli i ulët i ekzekutimit të shpenzimeve kapitale, të gjitha këto i kemi thënë, normën e inflacionit, përkeqësimin e standardit të jetesës. Jam i bindur që qytetarët tash na kanë provuar të gjitha partitë politike që jemi në garë duke qeverisur. Në të kaluarën ka qenë pak një situatë më ndryshe ku realisht partia që aktualisht është në qeveri dhe qeverisje nuk ka qenë e provuar, ka qenë e provuar në nivel lokal, por jo në nivel qendror. Dhe tash kanë kaluar më tepër se 4 vjet thuajse 5 vjet dhe me e definua thjeshtë është qeveri pa rezultate. As projektet të cilat i ka gjetur të filluara nuk i ka përfunduar, e lërë më që të filloj një projekt të ri dhe ta përfëndoj brenda një mandate qeverisës. Një qeveri mos me u identifiku me disa rezultate, sigursiht që edhe në votë ka me u ndëshkua. Prandaj kjo ka me ndodh, sigurisht që ka me ndodhë dhe unë pres që PDK-ja ka me pas rezultat të mirë. Sigurisht se ne e presim datën 9 shkurt, presim se cilat do të jenë rezultatet e zgjedhjeve dhe pas rezultateve të zgjedhjeve jemi të hapur që të bisedojmë më partitë politike”, theksoi Hamza.

Related Articles