Hamza: Specialja e ka humbur integritetin dhe dinjitetin, kjo padrejtësi duhet të marrë fund

Hamza: Specialja e ka humbur integritetin dhe dinjitetin, kjo padrejtësi duhet të marrë fund

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se Gjykata Speciale ka humbur integritetin dhe dinjitetin, raporton Gazeta “Enigma”.

Hamza përmes një postimi në Facebook ka reaguar në pesëvjetorin e dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Tutje ai tha se aleatët e lirisë, pavarësisë së shtetit dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar.

“Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt. Aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar. Drejtësia që besojmë dhe kërkojmë është ajo që i shërben të vërtetës dhe jo agjendave të fshehta politike”, ka shkruar Hamza.

Ai po ashtu tha se kjo padrejtësi duhet të marrë fund. /Gazeta Enigma/

Related Articles