Hamza: Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar, votuam për Mitrovicën

Hamza: Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar, votuam për Mitrovicën

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza ka votuar së bashku me familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi institucionet dhe qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.

“Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar dhe votuam për Mitrovicën. I përgëzoj institucionet dhe qytetarët për këtë proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë”.

“Njëkohësisht, i ftoj të gjithë mitrovicasit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. S’ka nder më të madh sesa të japësh kontribut për të mirën e përbashkët.  Votoni dhe vendosni vetë për Mitrovicën tonë!”, ka shkruar Hamza.

Related Articles