Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besitmarët myslimanë, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një postim në Facebook, ka deklaruar se kjo festë i fton njerëzit të tregojnë kujdes, mirësi dhe që të punohet për një shoqëri më të drejtë e bashkuar.
“Kjo ditë e shënuar, që vjen pas një muaji reflektimi dhe përkushtimi, forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit tonë, duke na kujtuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë: solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin”.
“Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të tregojmë mirësi e kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë e më të bashkuar. Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja!”, ka thënë Hamza. /Gazeta Enigma/