Të drejtën e tij për votë e ka shfrytëzuar edhe kandidati i PDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i Mitrovicës së Veriut, Bedri Hamza.
Ai ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Hamza ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, teksa shtoi se çdo rezultat për të është i pranueshëm.
“Për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës është i pranueshëm. Jam optimist, ka qenë një fushatë e gjatë mirëpo jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kam ruajtur energjinë pozitive”, tha ai.