Kandidati i pavarur në Hanin e Elezit, Rufki Suma po shkon drejt humbjes.
Në këtë komunë janë numëruar mbi 90 përqind e votave dhe kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi ka 50.70 përqind, kurse Rufki Suma ka 42.56 përqind, transmeton Reporteri.net.
I treti dhe i fundit është Sherif Berisha i LVV-së me 6.74 përqind.
Rufki Suma është kryetar i Hanit të Elezit që disa mandate, përkundër që shihej si favorit, ai po shkon drejt humbjes./Gazeta Enigma/