Të premten hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Të premten hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2024/2025. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 13.09.2024 deri më datën 19.09.2024.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

Related Articles