Pas vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, është hapur fond bamirës për familjen e tij.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi, avokati i familjes së Lulzimit, Tomë Gashi.
Ky fond është hapur duke marrë parasysh se 18-vjeçari ishte mbajtës i familjes së tij, motrës dhe vëllaut, të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të punojnë.
“Qytetare me vullnet te mire kane vendosur qe te hapin nje fond bamires per familjen e Lulit. Qasja dhe destinini i parave qe do te grumbullohen ne kete fond shkon vetem per motren dhe vellain e Lulit”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ndryshe, Gashi edhe dje në një intervistë për lajmi.net tha se është mirë të hapet një fond i tillë.
Në njoftimin e plotë thuhet:
Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçar, nga Besiana, u vra ne menyre mizore nga dy te dyshuar te cilet tashme jane te arrestuar dhe ne paraburgim. Lulzimi, apo Luli siç e njihnin te gjithe, ishte jetim – ngase te dy prinderit, me heret, kishin vdekur. Luli ishte mbajtes i familjes dhe si 18 vjeçar punonte ne nje lokal te ushqimit te shpejte (fast food). Me pagen e tij, Luli i mbante dy anetare te tjere te familjes – motren dhe vellain – te cilet, per arsye shendetesore, nuk mund te punojne. Familja (e Lulit) gezonte nje ndihme financiare ne shumen prej EUR 110 nga institucionet shteterore. Tani, pa Lulin, motra dhe vellai i tij mbeten pa kryefamiljarin qe i mbante me parate qe realizonte nga puna. Qytetare me vullnet te mire kane vendosur qe te hapin nje fond bamires per familjen e Lulit. Qasja dhe destinini i parave qe do te grumbullohen ne kete fond shkon vetem per motren dhe vellain e Lulit.