Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve

Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e mbi 4 mijë studentëve.

Kjo qendër përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator.

“Studentët e rregullt të UP, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve”.

“Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Për konvikte dhe mensën e QS-së  kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët e rregullt në studime themelore, vendbanimi i të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina”, thuhet tutje në njoftimin e qendrës.

Related Articles