Gjatë ditës është bërë hapja e Muzeut të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë.
Ky muze do të ofrojë historitë e të mbijetuarve, të dokumentuara përmes tregimeve te shkruara personale dhe artefakteve që pasqyrojnë përvojat e individëve dhe komuniteteve të prekura.
Gjithashtu nga afër mund të shihen edhe instalacionet artistike edukative dhe ndërgjegjësuese, për të promovuar kuptimin e dhunës seksuale dhe efektet e saj afatgjata mbi individët dhe shoqërinë.
Hapja u bë në bashkëpunim mes Fondacionit Jahjaga, dhe Ambasadës gjermane, ku aty mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrrulla Çeku, dhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorhn Rohde. /Gazeta Enigma
Hapet muzeu i të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë
