Qendra më e madhe e votimit në veri të Mitrovicës, e cila është shkolla e mesme teknike ‘Mihajllo Petroviq-Allas’, është hapur me kohë për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vendin tonë.
Janë gjithsej 7 qendra në këtë komunë me 23 vendvotime, ndërsa 17 mijë e 721 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Siç njofton KP, procesi po zhvillohet normalisht, ndërsa vërehet numër I konsiderueshëm I qytetarëve të cilët kanë dalë në orët e mëngjesit për të votuar.
Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe dhe Erden Atiqi, nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, e cila ka bashkuar të gjitha partitë politike shqiptare në këtë pjesë, janë në garë për mandatin e kryetarit që do të udhëheqë me komunën e Mitrovicës Veriore në katër vitet e ardhshme. /Gazeta Enigma/.