Hapet një klub nate në podrum të një ndërtese në Gjilan, ankohen banorët

Hapet një klub nate në podrum të një ndërtese në Gjilan, ankohen banorët

Të premten, është bërë hapja e Pixy Bar në qendër të Gjilanit, në podrumin e një banese kolektive më saktësisht te sheshi i qytetit, shkruan Gazeta “Enigma”.

E kjo, po i pengon banorëve të kësaj ndërtese.

Ata për Gazetën Enigma kanë treguar se menjëherë kanë lajmruar policin e Kosovës , për arsye se sipas tyre, ky klub nuk e ka vendin aty dhe se zhurma e madhe nga muzika me zë tejet të lartë, është pengesë për të gjitha familjet që banojnë aty.

“Hapja e kësaj diskoteke, në ndërtesën ku jetojme ne, nuk e ka pelqimin tonë. Zhurma shumë e madhe që krijohet me anë të volumit shumë të madh të muzikes po shqetëson banorët e sidomos të moshuarit dhe fëmijëve”, tha njëra nga banorët në këtë kompleks banesorë.

Gjithashtu ajo tregon se si personi me inicialet N.K. u kërcënua nga pronarët e këtij lokali, në mbrëmjen e djeshme.

“Për të njejtin rast është lajmruar edhe Policia e Kosovës, sepse ka ndodh edhe një kërcënim nga ana e PIXY BAR-it drejt njeriut që telefonoi policin për rastin”, ka thënë ajo.

Në lidhje me këtë çështje, Gazeta “Enigma”, është munduar ta mar një prononcim nga Policia Rajonale e Gjilanit, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Banorët shprehen të vendosur që nuk do të lejojnë që ky lokal të punoj deri në orët e vona, nëse ata nuk marrin masa për ta ndaluar zërin e lartë të muzikës.

“Do te ankohemi në komunë, inspeksion, do të bëjmë peticione e nëse duhet do të mbajmë edhe protesta, do të bëjmë giithqka që duhet për ti ndaluar”, tha ajo.

Madje sipas saj, ky klub nuk e ka ende as lejen e komunës për të ushtruar këtë veprimatari.

Për çështjen e licensës, Gazeta Enigma është munduar, por nuk ka arritur të kontaktoj me  zyrën e inspeksionit në Gjilan, nëse “Pixy Bar” është i pajisur me leje të punës apo jo.



Related Articles