Autostrada e Strumës në drejtim të Sofjes është hapur për qarkullim. Por, patrullat e policisë po ruajnë vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 45 të vdekur, shkruan Dnevnik.
Në orët e vona mbrëmë, autobusi që u përfshi në aksident është tërhequr dhe transportuar në drejtim të Përnikut, derisa pjesa e autostradës është hapur për qarkullim.
Rruga në drejtim të kundërt mbetet e mbyllur për qarkullim.
Ndryshe, në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 45 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën. Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme. Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll. /Gazeta Enigma.