Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare, në të cilat kanë të drejtë vote edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Tashmë është hapur qendra më e madhe e votimit në Preshevë.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti ka thënë për KosovaPress, se në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.
Ndërsa, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri tha se janë 42 mijë e 786 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të votojnë në 59 qendra votimi.