Hapet sot tuneli i Llogorasë, shkurtohet udhëtim drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogorasë, shkurtohet udhëtim drejt jugut

Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë në vendin tonë.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale foto nga tuneli i Llogorasë teksa shkroi se ky tunel është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Vepra ka një gjatësi totale prej 7.42 kilometra.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Tuneli i Llogorasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë. Ai shkurton distancën nga Dukati në Palasë nga 40-45 minuta në vetëm 7-8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Related Articles