Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka njoftuar se një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës, nga sot është e hapur për qytetarët.
“Një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve tanë”, shkroi Hamza.
Hamza, i cili njëherit është kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike, tha se angazhohet të ndërtoj ura, “jo vetëm mbi lumenj e liqene, por edhe mbi çdo sfidë të Kosovës”. /Gazeta Enigma