Hapja e fushatës, Imri Ahmeti i LDK-së kërkon mandatin e dytë në Lipjan

Hapja e fushatës, Imri Ahmeti i LDK-së kërkon mandatin e dytë në Lipjan

Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, po synon një mandat të dytë në këtë komunë.

Përpara simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ahmeti u prezantua nga Abdixhiku si kampion i vërtetë, teksa të pranishmit s’i kursyen duartrokitjet dhe brohoritjet, shkruan IndeksOnline.

“Në Lipjan, LDK garon me kampion të vërtetë në një nga qytetet më me shpresë në Kosovë, Imri Ahmeti, kampioni ynë dhe kandidati ynë për Lipjan” u shpreh Abdixhiku në hapje të fushatës.

Punën dhe përkushtimin për komunën, Ahmeti pritet ta shpalosë bashkë me programin qeverisës, në ditët në vijim.

“Sonte, LDK bëri hapjen e fushatës zgjedhore, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë.

Një atmosferë plot energji dhe shpresë për të ardhmen!

Në Lipjan, vazhdojmë me punë dhe me përkushtim!” u shpreh ai.

Related Articles