Haradinaj kujton 25 Marsin: Një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Haradinaj kujton 25 Marsin: Një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj të mërkurën ka përkujtuar të vrarët nga regjimi serb në tri fshatra të komunës së Rahovecit, Celinë, Fortesë dhe Brestoc në 27- vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj, thotë se 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë.

“Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë. 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, tha ai.

“Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc. Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi. Lavdi të rënëve”.

Related Articles