Haradinaj: AAK-ja s’ka votë për Albulena Haxhiun

Haradinaj: AAK-ja s’ka votë për Albulena Haxhiun

Në prag të nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, që pason pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon që Kuvendi i Kosovës të konstituohet në afat prej 30 ditësh, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk pret që partia e parë të ketë ndryshuar qëndrim.

Haradinaj përsëriti se si parti nuk kanë votë për propozimin e vetëm deri më tani të VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, por tha se oferta e AAK-së është e hapur për emra të tjerë, si Shqipe Selimi e Saranda Bogujevci,

“Besoj se ka një qartësi është tani. Siç e dini ne nuk kemi votë për Haxhiun, por mund të kemi për kandidatë të tjerë, siç e kemi thënë. Unë besoj se qëndrimi i Kurtit nuk ka ndryshy,qëllimi i tij është me vazhdu me e mbajtë peng Kuvendin e Kosovën”, tha Haradinaj para mediave.

Related Articles