Ramush Haradinaj, deputeti nga radhët e AAK-së, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se këto veprime i bën Serbia për të mbajtur jostabilitetin në Kosovë dhe në rajon, raporton Gazeta Enigma.
“Serbia i ka përgatitur terroristët për të mbajt jostabilitet në Kosovë dhe rajon. Për të mbajtur status-quon, për të mos arrit tek implementimi i marrëveshjes. Ka interes me Rusinë për vazhdimin e jostabilitetit. Por pse, sepse po të implementohej marrëveshja, Kosova do të kishte të nënshkruar Partneritetin për Paqe”, ka thënë kreu i AAK-së.
Haradinaj ka thënë se dy vjet më parë iu kishte dërguar letër krerëve të shtetit që të zgjidhnin SHBA-në për marrëveshjen me Serbinë, por se kryeministri Albin Kurti kishte bërë të kundërtën duke zgjedhur Borellin dhe Lajcakun.
“Iu kam dërguar letër dy vjet më parë, ku iu kam thënë se duhet ta kërkoni Ëashingtonin për marrëveshje. Por Kurti e bëri të kundërtën, e zgjodhi Borellin dhe Lajcakun. Pse e zgjodhi Kurti para dy vjete Borellin dhe Lajcakun e jo Washingtonin para dy vjetëve, a duhet shtruar kjo pyetje. Nëse do të zgjidhej Washingtoni dy vjet më herët do ta kishim marrëveshjen për njohje me Serbinë. Nëse do të pranohej plani amerikan për tabelat për veri do ta kishim veriun e integruar dhe s’do të kishim përballje me terroristët. Do ta kishim PfP-në të nënshkruar dhe Kosovën në proces të anëtarësimit në NATO. Do ta patrullonin vijën kufitari ushtria jonë në bashkëpunim me KFOR-in dhe s’do të mund të kalonin terroristët kufirin. Do të ishim në CoE dhe në proces për anëtarë në OKB. Pyetni pak veten a do të kish ndodh kështu, nëse do të ishte vepruar me kohë. Kurti po fajëson Borellin dhe Lajcakun që vetë I ka zgjedhur. Ju lutem, mashtrimi s’kalon. Nuk kalon mashtrimi. Zhvillimet kanë shkuar në rrugën e gabuar për fajin e këtij njeri”, ka thënë Haradinaj.Ne e dimë kush është Serbia, kush janë kriminel kush janë terroristët. Ata kanë vra fëmijët e tyre në Pejë në Panda me e fajësu UÇk-në. Do t’i lexojmë drejt edhe veprime e secilit prej nesh dhe s’do t’ia falim askujt”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Enigma