Ndaj deklaratave të ministri Xhelal Sveçla ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai, ka shkruar se pushteti nuk është gjithçka deri sa i ka vërë thirrje kryeministrit Kurti siç ka thënë ai t’i tërheqë sejmenët e tij.
“Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Pushteti nuk është gjithçka.
Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.
Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve.
uk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë.
Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!