Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Amy English, këshilltare speciale e senatores amerikane, Jeanne Shaheen.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Takova znj. Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, znj. Jeanne Shaheen. E falënderova për angazhimin dhe kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta për vendin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.
“Me znj. English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe e informova për shqetësimin tim dhe të Aleancës për veprimet e pakoordinuara te Kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA. Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit”.
“Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohen çdo ditë”, është shprehur Haradinaj.