Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku dënoi ish-krerët e OVL dhe UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin me nga 4.5 vite burgim dhe 100 euro gjobë, shkruan Gazeta Enigma.
Haradinaj ka marrë një shembull duke treguar se Nasim Haradinaj e ka traditë që të luftojë e ta mbrojë vendin e tyre nga pushtuesit.
Ai i ka ftuar që të qëndrojnë të fortë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, pasi lufta për liri e shtet vazhdon.
“Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon!”, ka shkruar Haradinaj.