Haradinaj bën homazhe në Mejë, Skivjan dhe Prejlep

Haradinaj bën homazhe në Mejë, Skivjan dhe Prejlep

Kryetari i Aleancës për Aedhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Mejës, dëshmorëve e martirëve të Skivjanit, si dhe dëshmorëve të Prejlepit, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar se më 27 prill 1999, në Mejë, forcat okupatore serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha të luftës në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht 377 qytetarë shqiptarë të të dy besimeve fetare, shumë prej të cilëve ende sot mbeten të pagjetur.

“Ne nuk rreshtim së kërkuari, as së kujtuari. Na mungojnë në çdo festë, në çdo gëzim. Plagët e luftës nuk do të mbyllen pa ndriçimin e plotë të fatit të çdo të pagjeturi. Lavdi të përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për liri! Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, përfundoi Haradinaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles