Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar përvjetorin e 12-të të shpalljes së tij si i pafajshëm për krime lufte, nga Gjykata e Hagës.
Haradinaj tha se kjo ishte një fitore edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së.
“Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”, shkroi Haradinaj.
“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia vonon, por nuk harron”, u shpreh tutje Haradinaj. /Gazeta Enigma